FSHF dhe UEFA organizojnë Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve për vitin 2026 në Tiranë

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë në Tiranë, më 24 dhe 25 shkurt 2026, Workshopin Rajonal të Licensimit të Klubeve, një aktivitet kyç të organizuar nga UEFA për përditësimin dhe harmonizimin e standardeve të licensimit të klubeve në rajon.
Në workshop do të marrin pjesë 18 federata anëtare të UEFA-s, ndër të cilat edhe Federata Shqiptare e Futbollit, dhe pjesëmarrësit do të trajnohen drejtpërdrejt nga ekspertët e UEFA-s mbi proceset e licensimit, protokollet, kriteret për klubet dhe pasqyrimin financiar.
Trajnimi synon të rrisë kapacitetet e stafit të federatave dhe të sigurojë zbatimin e standardeve më të larta rajonale dhe europiane.
Nga FSHF në workshop do të jenë të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Drejtori Administrativ dhe stafi i administratës së licensimit të FSHF, duke marrë pjesë aktivisht në trajnim dhe duke përfaqësuar Shqipërinë si mikpritëse e këtij aktiviteti rajonal.
Ky ëorkshop nënvizon rolin e Shqipërisë si mikpritëse të ngjarjeve UEFA dhe rëndësinë e trajtimeve profesionale në avancimin e licensimit të klubeve në rajon.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




