Fjalimi i Ramës në Bordin e Paqes, Bregu: Strategjikisht i mirë. Mori vëmendjen ndërkombëtare
Gazetari Zylyftar Bregu ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen inauguruese të Bordit të Paqes, duke e cilësuar atë si të zgjedhur me kujdes dhe strategjikisht të suksesshëm.
I ftuar në studion e emisionit “3D” në RTSH, Bregu tha se mbetet për t’u parë tashmë efekti i këtij fjalimi, si në lidhje me fatin e ish-drejtuesve të UCKK-së në Hagë, po ashtu edhe në marrëdhëniet e kryeministrit Rama me Presidentin Trump.
“Mendoj që ishte një fjalim i mirë. Mendoj që me këtë fjalim stratigjikisht të zgjedhur nga Rama, ai rrëmbeu vëmendjen e presidentit të SHBA. Megjithatë do të shohim efektet e këtij fjalimi, qoftë në pasojat për fatin e ish-drejtuesve të UCCK në Hagë, qoftë për raportin e Ramës me Presidentin e Amerikës”, tha Bregu.
Gjatë fjalës së tij më Bordin e Paqes në Uashington, kryeministri Edi Rama u ndal te situata e ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë dhe për të cilët Prokuroria ka kërkuar 180 vite burg në total. Rama i bërë thirrje Presidentit Trump pwr marrjen e masave përpara se të jetë “shumë vonë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



