Antikontrabanda bllokon mbi 3 mijë pajisje elektronike të dyshuara si të falsifikuara

Aktualitet | 8 muaj më parë

Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore të Tiranës dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, ka bllokuar mbi 3,130 pajisje elektronike të ndryshme, të dyshuara për falsifikim ose tregëtim pa autorizimet përkatëse.

Organet doganore po vazhdojnë me procedurat ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit, duke treguar angazhim të vazhdueshëm kundër hyrjes dhe tregëtimit të produkteve të falsifikuara në vend.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson se do të vazhdojë të mbajë një qëndrim të fortë, me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje të Kodit Doganor, duke bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme