Protestat e studentëve në Iran – Qeveria iu kujton të rinjve se nuk duhen kaluar disa vija të kuqe

Botë | 8 muaj më parë

Studentët e universiteteve kanë të drejtë të protestojnë por çdokush duhet të kuptojë vijat e kuqe. Kështu u shpreh zëdhënësja e qenërisë iraniane Fatemehj Mohajerani në reagimin e parë zyrtarë ndaj demonstrative që po mbahen në kampuset e shkollave të larta që nga fundjava të lamë pas. 

Gjërat e shenjta dhe flamuri janë dy shembuj të këtyre vijave të kuqe që duhet t’i mbrojmë dhe nga të cilat nuk duhet të devijomë asnjëherë, vijoi zëdhënësja e qeverisë iraniane duke nënvizuar se zemërimi I studentëve ishte i kuptueshëm duke pasur parasysh se kanë parë skena që mund t’i kenë mërzitur apo zemëruar.

Studentët e universiteteve të Iranit nisën të shtunën semestrin e rij më protesta antiqeveritare, por u mbajtën edhe të tjera në mbështetje të qeverisë, kjo sipas mediave lokale. Në protestat kundër qeverisë u hodhën slogane që patën qenë përdorur gjatë demonstratave mbarëkombëtare antiqeveritare që shkak kishin vështirësitë ekonomike dhe  që kulmuan në muajin janar. 

Sipas agjencisë së lajmeve të aktivistëve të të drejtave të njeriut , një organizatë me bazë në SHBA, më shumë se 7 mijë persona u vranë gjatë ose pas demostradave mbarëkombëtare por kjo shifër mund të jetë shumë më e lartë. Zyrtarët iranianë pranojnë më shumë se tre mijë viktima, por thotë se dhuna ishte shkaktuar nga aktet terroriste të nxitura nga SHBA dhe Izraeli.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme