Berisha: Edi Ramën s’e heq drejtësia apo komuniteti ndërkombëtar, do ta heqin shqiptarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk largohet as nga drejtësia, as nga komuniteti ndërkombëtar por vetëm nga këmbëngulja e shqiptarëve.
Në një konferencë për mediat Berisha tha se Rama duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme. Por sipas Berishës, ai nuk e bën një gjë të tillë as nga drejtësia dhe as nga presioni ndërkombëtar, ndërsa shtoi se “atë do ta heqin shqiptarët, do ta shembin atë njëlloj si kultin satanik të Enver Hoxhës”.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare, ky është rasti i tretë në të cilin Edi Rama është vetë direkt i implikuar. Ai nuk hoqi imunitetin e Saimir Tahirit sepse ndante me të trofeun e drogës dhe trafiqeve.
Ai nuk hoqi imunitetin e ndrikull Xhaçkës, e kuptoni jo vetë, sepse është aksioner në vjedhjen tokë publike të 10 mijë metër katrorë. A mund të imagjinoni ju, kryetari i Bashkisë së Himarës, burgoset sepse ka firmosur dokumente të falsifikuara nga Xhaçkat, por lidhjet e tyre të ngushta me Edi Ramën dhe interesat kriminale i bëjnë këta imunë.
Dhe ai tani nuk heq imunitetin e Lubi Ballukut, sepse e di se fill mbrapa shkon ai.
E di se ai është kryehajduti dhe kreu i organizatës kriminale.
Për të gjitha këto ka vetëm një zgjidhje, dorëheqjen e tij të menjëhershme.
Por, siç është bërë tashmë e qartë, Edi Rama nuk jep dorëheqjen, Edi Ramën nuk e heq dot drejtësia, Edi Ramën nuk e heq dot komuniteti ndërkombëtar, por atë do ta heqin shqiptarët, do ta shembin atë njëlloj si kultin satanik të Enver Hoxhës”, u shpreh Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




