Celje-Drita, Ramadani: Besoj te kualifikimi, në fushë do të zbresin 11 gladiatorë

Conference League | 8 muaj më parë

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është shfaqur optimist në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit të Play Off-it të Conference League kundër Celjes, që do të luhet nesër në orën 18:45 në Slloveni.

Takimi i parë në Prishtinë përfundoi 3-2 për sllovenët, por për trajnerin e Dritës gjithçka është e hapur dhe kualifikimi do të vendoset në 90 minutat e ardhshme.

“Kemi 90 minuta për ta përmbysur rezultatin. Futbollistët janë të motivuar, nuk kemi presion. Duhet të jemi mendjeprerë. Ju garantoj atyre që kanë ardhur në Slloveni, që do të shohin 11 gladiatorë e jo 11 manekinë.

Drita nëse kalon tutje, mund të jetë një befasi në Ligën e Konferencës, sikurse Bodo/Glimti në Ligën e Kampionëve. Nuk e besoj ende eliminimin”, ka thënë mes të tjerash Ramadani.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme