Analisti Sulo në “Trialog” komenton qasjen e mazhorancës ndaj SPAK dhe procedurat për rastin Balluku

Politikë | 8 muaj më parë

Analisti politik, Arion Sulo, ka deklaruar gjatë emisionit “Trialog” në RTSH, nën moderimin e gazetares Alba Alishani se kreu i qeverisë “ka arritur të nënshtrojë institucionet e drejtësisë gjatë tre muajve të fundit.”

Sipas Sulos, rasti i fundit që lidhet me zyrtarët e lartë të qeverisë po përdoret nga kryeministri si një “vijë e kuqe” politike për të kufizuar hetimet.

Gjatë analizës së tij, Sulo u ndal te refuzimi për zbatimin e masave të kërkuara nga organi i akuzës, duke e lexuar këtë si një strategji të qartë mbrojtëse të kryeministrit ndaj vartësve të tij, konkretisht në rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Imunitetin nuk do ta jap. Nuk zbatoi masën ndaluese të SPAK. Rama e bëri kazus duke përdorur Ballukun, duke e mbrojtur edhe në sy të PS edhe të publikut dhe i tregoi kufij hetimit,”, theksoi analisti gjatë fjalës së tij.

Ai argumentoi se përmes kësaj mbrojtjeje të hapur, është krijuar një precedent institucional, i cili dërgon mesazhin se mazhoranca nuk do të votojë për dhënien e imunitetit në Kuvend kur preken interesat e saj.

Sulo paralajmëroi gjithashtu lëvizjet e radhës në kalendarin parlamentar, duke sugjeruar se procesi i shqyrtimit të kërkesave të drejtësisë po menaxhohet në mënyrë taktike përmes datave dhe afateve ligjore.

Sipas tij, pritet që shqyrtimi i çështjes në seancë plenare të zgjatet, duke u programuar ndoshta për në datën 12 mars. Kjo shtyrje, sipas analistit, lidhet ngushtë me ndryshime të rëndësishme ligjore.

“Neni 242 që hyn në fuqi pas 10 ditësh është mburojë e madhe,” përfundoi Sulo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme