Rutte takim me kryeministren e Lituanisë, diskutohet lufta në Ukrainë dhe mbrojtja e Evropës

Botë | 8 muaj më parë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka zhvilluar një takim me kryeministren e Lituanisë Inga Ruginienė në selinë e NATO-s në Bruksel.

Gjatë takimit, liderët diskutuan forcimin e qëndrimit të NATO-s për parandalimin dhe mbrojtjen, duke përfshirë mënyrën se si Evropa po rrit investimet për dobi të të gjithë Aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm e quajti Lituaninë një “model” për aleatët e NATO-s, duke synuar një “nivel rekord prej 5.38% të PBB-së për shpenzime mbrojtëse” këtë vit.

Ai falënderoi kryeministren Ruginienė për udhëheqjen e saj personale dhe rolin e Lituanisë në mbështetjen e Ukrainës, duke thënë: “Lituania është gjithashtu një nga mbështetësit kryesorë të Ukrainës.

Kur matet në raport me PBB-në, ju jeni kontribuuesi i tretë më i madh i ndihmës për Ukrainën në botë.”

Rutte vlerësoi kontributet e Lituanisë në NATO, nga pritja e policisë ajrore të NATO-s dhe Forcave Tokësore të Përparuara, deri te zhvillimi i ekspertizës në sigurinë energjetike përmes Qendrës së Ekselencës së NATO-s në Vilnius.

Ky takim vjen në një kohë kur Lituania ka rritur ndjeshëm buxhetin e mbrojtjes në 2026, duke e bërë atë një nga liderët në Aleancë për shpenzime relative.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme