Peleshi në Paris, pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Franca, partnere strategjike e rrugëtimit të Shqipërisë në BE

Politikë | 8 muaj më parë

Kryeparlamentari Niko Peleshi është pritur në një takim nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare, Yaël Braun-Pivet.

Në fokus të bisedës mes Peleshit dhe presidentes Pivet ishin marrëdhëniet mes dy vendeve dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Peleshi deklaron se Franca mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e vendosur e Shqipërisë në sprintin e fundit drejt anëtarësimit në BE.

“Në Paris, me Presidenten e Asamblesë Kombëtare, Yaël Braun-Pivet, një pritje mbresëlënëse që dëshmon marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona.

Franca mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e vendosur e Shqipërisë në sprintin e fundit drejt Bashkimit Europian. Mbështetje e qartë për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027”, shkruan Peleshi në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme