Balla takim me Ambasadorin e Vendeve të Ulëta, Reinout Vos: Holanda mbështetës i rëndësishëm i Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Politikë | 8 muaj më parë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim në Kryesinë e Kuvendit me Ambasadorin e Vendeve të Ulëta në Shqipëri, Reinout Vos.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaron se gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme të Vendeve të Ulëta në procesin e reformave dhe integrimit evropian të Shqipërisë. Balla shprehu mirënjohjen për kontributin konkret në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, konsolidimit të institucioneve demokratike dhe avancimit të reformave kyçe.

Palët vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe riafirmuan angazhimin për thellimin e bashkëpunimit në funksion të progresit të mëtejshëm drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme