Kriza në fasoneri/ Sektori propozon politika mbështetëse pas rritjes së pagës minimale

Sociale | 8 muaj më parë

Fillimi i vitit 2026 ka nisur me shifra negative për industrinë e manifakturës. Ky sektor shiti 8 miliardë lekë në janar, me rënie prej 5.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Me dhjetëra biznese janë mbyllur si pasojë e kursit të euros, mungesës së punonjësve të kualifikuar si dhe rritjes të pagës minimale.

“Sektori i manifakturës, është sektori më i goditur nga kjo situatë. Po ta krahasojmë me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kemi një rënie me 6%. Faktorët dihen, janë të brendshëm dhe të jashtëm të cilët kanë çuar në atë që, sektori i manifakturës po vlerëson dita-ditës ekzistencën”, deklaroi Florian Zekja ProEksport Albania.

Përfaqësuesit e fasoneris shprehen të shqetësuar se rritja e pagës minimale pa politika mbështetëse po detyron kompanit e huaja të  zhvendosin prodhimin jashtë vendit.

 “Rritja e pagës minimale në vetvete, impakton në sensin që, efekti zinxhir që krijon kjo rritje sepse në momentin q rrit me 325% pagën për një punëtor fillestar, do çojë në rritjen edhe të stafit tjetër”, tha ai.

Megjithatë, qeveria parashikon të zbatojë sërish skemën e kompensimit me qëllim lehtësimin e bizneseve duke mbuluar shtesën e kontributeve  për punonjësit me pagë minimale për një periudhë 9 mujore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme