U ekstradua dje nga Dubai, Durim Bami kërkon transferimin në burgun e Fushë Krujës

Aktualitet | 8 muaj më parë

Durim Bami, i cili u ekstradua ditën e djeshme (27 shkurt) nga Dubai, ka kërkuar që të mos e kryej dënimin te burgu 313, por të transferohet në burgun e Fushë Krujës.

Durim Bami ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Sipas Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Durim Bami drejtonte e financonte një grup që kultivonte kanabis në Nikël dhe Bubq gjatë viteve 2019-2020 dhe sërish në shtator 2020, duke administruar të gjithë aktivitetin.

Po sipas dosjes së SPAK, Bami akuzohet se kishte kërkuar eliminimin fizik të ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme