Elbasani-Bylis në RTSH, Gvozdenovic: Ndeshje shumë e rëndësishme për ne, duam 3 pikët

Abissnet Superiore | 8 muaj më parë

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Bylisit, që do të luhet nesër në orën 16:30 në “Elbasan Arena” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport. Tekniku kërkon maksimumin e pikëve nga verdheblutë në këtë ndeshje të rëndësishme.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Kemi nevojë për 3 pikët. Luajmë përpara publikut tonë dhe do të bëjmë maksimumin që të marrim maksimumin e pikëve. Jemi shumë të fokusuar te kjo përballje kundër Bylisit. Jemi të përqendruar maksimalisht për këtë takim, nuk ka rëndësi si kanë dalë ndeshjet e mëparshme, jemi të fokusuar të gjithë vetëm te ndeshja e nesërme.

Na pret një ndeshje e fortë dhe shpresojmë që të marrim më të mirën. Jam i kënaqur me performancën e skuadrës deri në këtë pikë të sezonit. Sigurisht ka vend për përmirësim, por jemi të kënaqur me atë që kemi arritur deri më tani”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Elbasanit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme