Telefonatë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Rama: Siguria në Gjirin Persik është imperativ global

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i cilësuar ato si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së.
Sipas mediave vendase, reagimi vjen pas një telefonate që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Gjatë bisedës, Rama ka shprehur solidaritetin e plotë të Shqipërisë me lidershipin dhe popullin e Emirateve.
“Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë dhe të palëkundur me lidershipin dhe popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Siguria në Gjirin Persik nuk është një shqetësim lokal, është një imperativ global”, mësohet të ketë deklaruar kryeministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




