Vllaznia, Elbasani, Dinamo dhe Egnatia, skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës

Kupa e Shqipërisë | 8 muaj më parë

Janë luajtur këtë të mërkurë ndeshjet e kthimit çerekfinale të Kupës, të cilat erdhën për shikuesit në ekranin e RTSH, duke përcaktuar katër skuadrat gjysmëfinaliste që janë Vllaznia, Elbasani, Dinamo dhe Egnatia.

Vllaznia, pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë në transfetë me Bylisin, arriti një tjetër sukses, 2-1 në “Loro Boriçi”. Golat për kuqeblutë u shënuan nga Balaj dhe Pusi. Për ballshiotët shënoi Dos Santos.

Elbasani, pas 120 minutash lojë në “Arena e Demave”, arriti një fitore 3-1(rezultati i përgjithshëm 3-2) me golat e Lajthisë(dy gola) dhe Gomes. Për të kuqtë goli i vetëm u shënua nga Contreras. Kujtojmë që Partizani vinte në këtë sfidë me fitoren 1-0 të arritur në “Elbasan Arena”.

Nuk ka fitues në “Egnatia Arena” mes Egnatias dhe Teutës ku gjithçka u mbyll 0-0, por falë fitores 2-1 në ndeshjen e parë rogozhinasit vazhdojnë më tej.

Dinamo ka arritur një fitore 2-0 në “Air Albania” përballë Tiranës me golat e Nezirit dhe Guindos, i njëjti rezultat si në ndeshjen e parë, duke siguriar kështu kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Për të përcaktuar përballjet e gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë do të hidhet short i lirë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, i cili do të organizohet nga Departamenti i Garave në FSHF.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme