I veshur me të zeza dhe i mbuluar me kapuç, ja momenti kur grabitësi kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga pika e këmbimit

Aktualitet | 8 muaj më parë

Ky është momenti kur autori i veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë kërcënon punonjësen e pikës së këmbimit valutor dhe grabit paratë. Siç shihet autori ka doreza dhe në njërën dorë mban armën, ndërsa me tjetrën mbledh paratë e grumbulluara nga punonjësja.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në një ambient tregtar në zonën e “5 Majit” në kryeqytet. Sipas policisë autori ishte i armatosur dhe është larguar menjëherë pas ngjarjes me motor në rrugicat e zonës.

Policia ka ngritur postblloqe për kapjen e tij dhe ka kryer veprimet hetimore duke hapur dhe kamerat e sigurisë për identifikimin. Dyshohet se autori ka grabitur një shumë prej 120 mijë lekësh të reja.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme