Reagon edhe Elbasani: Penalltia vendim i drejtë, asnjë lojtar i Partizanit nuk kundërshtoi

Futboll Vendi | 8 muaj më parë

Ndeshja e Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Elbasanit, që u mbyll me fitoren 1-3 të miqve, vazhdon të prodhojë polemika. Në qendër të tyre është penalltia në fund të kohës shtesë, që solli golin e kualifikimit të Elbasanit.

Pas qëndrimit zyrtar të Partizanit, që kontestonte kryesorin Eldorjan Hamiti, ka reaguar edhe klubi elbasanas. Në një postim në faqen e vet, të shoqëruar me videon e penalltisë së shumë diskutuar, Elbasani thekson se vendimi është i drejtë.   

Postimi i plotë i klubit elbasanas

Reagim

Në ndeshjen e djeshme ndaj FK Partizani Tirana pati disa episode që meritojnë një analizë të qartë. Penalltia e akorduar në favor të skuadrës sonë ishte një vendim i drejtë, pasi kontakti ndaj lojtarit tonë brenda zonës ishte i dukshëm dhe në përputhje me rregullat e lojës.

Çdo diskutim për këtë episod është i panevojshëm, pasi situata është e qartë dhe nese shikoni videon e plotë asnjë nga lojtarët e Partizanit nuk reagon, pasi penalltia ishte e dukshme për të gjithë ata që ishin pranë aksionit.

AF Elbasani do të vazhdojë të mbrojë interesat e klubit dhe të lojtarëve të saj, duke kërkuar gjithmonë drejtësi dhe respekt për rregullat e lojës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme