Dëmet e reshjeve në rrugët e parcelave – Bashkia Maliq akordon fondin për riparimin e akseve

Bujqësi | 8 muaj më parë

Njësitë më të prekura nga dëmtimi i rrugëve të parcelave janë Vreshtasi, Liboniku dhe Pirgu në të cilat është menduar të punohet intensivisht për riparimin dhe çakullimin e këtyre rrugëve.

“Aktualisht \bashkia e Maliqit me situatën e reshjeve ka pasur disa problematika për sa i përket dëmtimit të rrugëve të parcelave si dhe dëmtimet e infrastrukturës së përgjithshme të bashkisë këtë vit ka kaluar një fond i veçantë me të cilin së shpejti do të bëjmë një ndarje të çdo rruge dhe do fillojmë sa më shpejt për përmirësimin e këtyre rrugëve me çakullin”, u shpreh Astrit Zholanji, Drejtor i Ujitje – Kullimit Bashkia Maliq.

Rrugët e parcelave janë mjaft të rëndësishme për fermerët e zonës pasi ata janë të detyruar të qarkullojnë përmes tyre për të arritur në tokat e tyre bujqësore, të kryejnë shërbimet e duhura për të mbjellat, si dhe të nxjerrin në treg prodhimet bujqësore.

Gazetare: K. Koçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme