Alcaraz “shpërthen” në Indian Wells: Kundër meje bëhen të gjithë Roger Federer!

Sporte të tjera | 8 muaj më parë

Tenisti spanjoll ka fituar ndaj Arthur Rinderknech, por më shumë vëmendje kanë marrë fjalët e tij pas ndeshjes në lidhje me kundërshtarët.

Carlos Alcaraz ka kaluar në 1/8-at e Indian Wells, duke eliminuar me përmbysje francezin Arthur Rinderknech, pas një beteje që zgjati 3 sete. Numri 1 i botës vujati jo pak për të evituar daljen e parakohshme nga turneu, pas një ndeshjeje që u komplikua ndjeshëm.

Rinderknech bëri ndeshjen e jetës, duke shkuar në limite dhe duke e detyruar Alcaraz të mbrohej fort për më shumë se një orë. Këtë tendencë të kundërshtarëve për t’u kthyer në një “mur” kur kryqëzohen me raketën e tij, e ka trajtuar spanjolli në analizën pas ndeshjes.

Alcaraz ka pranuar hapur frustrimin e të përballurit me lojën më të fortë nga ana e atyre që janë në anën tjetër të rrjetës. “Ndonjëherë më duket sikur jam duke luajtur kundër Roger Federer në çdo tur”, – ka deklaruar me pak ironi dhe realizëm të hidhur spanjolli, duke theksuar faktin se shumë tenistë luajnë kundër tij në një nivel, që nuk arrijnë ta mbajnë gjatë pjesës tjetër të sezonit.

Pse Alcaraz ndihet një shënjestër? Ai ka rrëfyer se e ka të qartë presionin e dikujt që hyn në fushë, duke e ditur se nuk ka asgjë për të humbur. Një dinamikë, që e trasformon çdo tur të një Masters 1000 në një kurth të mundshëm.

“Ndihem sikur kam një shënjestër në shpinë”, – ka shpjeguar kampioni në fuqi, duke pohuar se si kjo ndjesi e detyron të kërkojë në mënyrë konstante variante taktike për të thyer ritmin e kundërshtarit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme