Rikthehet futbolli në Katar, por ka ende shumë dyshime për ‘Finalissima’

Futboll Bota | 8 muaj më parë

Pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme, liga e futbollit e Katarit është gati të rifillojë.’ Qatar Stars League’, e pezulluar që nga fillimi i muajit, do të rifillojë nesër me ndeshjen e raundit të 18-të të planifikuar fillimisht për javën e kaluar.

Liga e futbollit e Katarit ka zbatuar një protokoll për të siguruar mbrojtjen e të gjithëve të përfshirë në një ndeshje, nga lojtarët te stafi e deri te menaxhmenti. “Këto janë kohë sfiduese dhe të pashembullta për vendin tonë”, tha presidenti i ligës Hani Ballan. “Jemi mirënjohës që jetojmë në një nga vendet më të sigurta në botë, me sisteme të fuqishme për të na mbrojtur në situata të tilla”.

Mbetet për t’u parë nëse rifillimi i aktiviteteve të futbollit do të jetë i mjaftueshëm për të siguruar ‘Finalissima’ midis Argjentinës dhe Spanjës, e planifikuar për 27 mars në Doha.

Fituesi i UEFA EURO 2024, Spanja, do të përballet me fituesen e CONMEBOL Copa América 2024, Argjentinën, në një përballje midis dy kampionëve kontinentalë. Ndeshja është planifikuar të luhet në stadiumin Lusail në Katar të premten, më 27 mars 2026, në orën 21:00 sipas orës lokale. Argjentina, kampionia në fuqi e botës, fitoi finalen e parë në vitin 2022, duke mposhtur Italinë 3-0 në stadiumin Wembley, Londër.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme