Opozita 90 minuta protestë në Tiranë, mbi 1500 efektivë policie në terren, përfundon pa incidente
Më shumë se 1500 efektivë të Policisë së Shtetit u angazhuan nga policia e Tiranës për të menaxhuar protestën e opozitës.
Ata u vendosën kordon rreth gjithë perimetrit të Parlamentit ndërsa u ndihmuan edhe nga rrethimet metalike.
Plani i masave nisi të zbatohej që prej orës 08:00 të mëngjesit ndërsa disa akse rrugore u bllokuan për qarkullimin e automjeteve që mbrëmjen e së mërkurës.
Masat e marra bënë që deputetët e mazhorancës të vinin në Parlament që në orë 08:00, dy orë përpara se të niste protesta, ndërsa deputetët e opozitës u futën për në Parlament nga hyrja kryesore.
Në 1 orë e gjysmë protestë, pati vetëm disa episode të hedhjes ndaj efektivëve të sprajt, nga disa protestues, si dhe largimin prej tyre të barrierave metalike të vendosura nga Policia.
Gazetare: F. Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



