Deklaroi të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit, dërgohet për gjykim anëtari i Këshillit Bashkiak Lushnjë

Aktualitet | 8 muaj më parë

Prokuroria pranë Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin A.M., anëtar i Këshilli Bashkiak i Lushnjës, i akuzuar për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Sipas hetimeve, i pandehuri, në cilësinë e anëtarit të këshillit bashkiak, ka paraqitur të dhëna të pasakta në Formularin e Vetëdeklarimit, duke mos deklaruar se ka qenë i arrestuar apo se ndaj tij është vendosur masë sigurie.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se e kundërta është e vërtetë. Sipas organit të akuzës, shtetasi A.M. ka qenë i ndaluar dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, duke qëndruar në paraburgim për rreth pesë muaj.

Konkretisht, më 15 shkurt 2006, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë e kishte ndaluar A.M., i dyshuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”. Për shkak të mosdeklarimit të këtij fakti në formularin e vetëdeklarimit, prokuroria ka vendosur ta dërgojë çështjen në gjykim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme