Resurset peshkore në Liqenin e Shkodrës – Specialistët thonë se disa specie peshqish po rikuperohen

Sociale | 8 muaj më parë

Menaxhimi i resurseve peshkore në Liqenin e Shkodrës është përmirësuar dhe aktualisht situata konsiderohet nën kontroll dhe e qëndrueshme. Sipas specialistëve të peshkimit, disa lloje peshqish që më parë ishin në rënie të numrit po shfaqin shenja përmirësimi.

“Për resurset peshkore kanë pasur qëndrueshmëri dhe nga viti në vit kontrollet për ruajtjen e liqenit janë shtuar. Liqeni i Shkodrës ka speciet e veta autoktone”, u shpreh Arjan Çinari, Drejtues i Organizatës së Menaxhim Peshkimit.

Në kuadër të mbrojtjes së resurseve peshkore, duke nisur nga fillimi i prillit do të aplikohet edhe ndalimi i peshkimit për një periudhë të caktuar, një masë që konsiderohet shumë e rëndësishme për ripërtëritjen e specieve.

Institucionet përgjegjëse për menaxhimin e peshkimit theksojnë se kontrollet do të vijojnë në bashkëpunim me strukturat e tjera ligj zbatuese, si policia, policia kufitare, policia bashkiake dhe inspektoratet përkatëse, për të garantuar mbrojtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të resurseve peshkore në Liqenin e Shkodrës.

Gazetar: M. Rakaj  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme