Gilgeous-Alexander hyn në historinë e NBA, thyhet rekordi i Chamberlain pas 63 vitesh

Një tjetër rekord pikësh ka rënë në NBA. Ka ndodhur 63 vjet pas rekordit të Wilt Chamberlain, një nga legjendat e basketbollit profesionist amerikan.
Shai Gilgeous-Alexander ka shkruar historinë, duke vendosur rekordin e numrit më të lartë të ndeshjeve radhazi me të paktën 20 pikë të shënuara. Tashmë janë 127 ndeshje radhazi. Kanadezi shënoi 35 pikë për Oklahoma City Thunder në fitoren 104-102 kundër Boston Celtics, duke zgjatur kështu serinë e nisur më 1 nëntor 2024, për ta çuar në 127 ndeshje radhazi.
Chamberlain ishte ndalur në 126 ndeshje radhazi me më shumë se 20 pikë nga tetori 1961 deri në janar 1963. “Të gjitha rekordet dhe arritjet janë fantastike, por nuk kanë rëndësi nëse nuk fiton. Kjo është e vetmja gjë që kisha në mendje”, – tha Gilgeous-Alexander, protagonist me Thunder në fitimin e titullit sezonin e kaluar. “Jam i kënaqur që fituam dhe që vendosa nëj rekord”, – shtoi ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




