Lezha nis përgatitjet për sezonin turistik – Aksion i gjerë pastrimi në zonën turistike të Shëngjinit dhe Tales
Në Lezhë kanë nisur përgatitjet për sezonin turistik veror. Pas identifikimit të disa hapësirave problematike me mbetje në Shëngjin dhe Tale, bashkia, në bashkëpunim me prefekturën, kanë ndërmarrë një aksion pastrimi.
Në terren janë angazhuar punonjës të administratës, banorë të zonave bregdetare, si dhe mjete të shërbimeve publike për largimin e mbetjeve.
Me synim krijimin e një mjedisi sa më të pastër për pushuesit, prefekti i qarkut Lezhë, Taulant Malshi, tha se ndërhyrje të tilla do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.
“ky wshtw njw aksion ndwrgjegjwsues nw prag tw fillimit tw sezonit turistik pwr tw garantuar njw ambient tw pastwr dhe njw bregdet nw funksion tw turistwve”, u shpreh Taulant Malshi, Prefekt i Qarkut, Lezhë.
Ndërhyrjet do të përqendrohen veçanërisht në zonat me rrezik më të lartë ndotjeje, por edhe në hapësira që deri tani kanë pasur më pak vizitorë, me qëllim zgjerimin e ofertës së plazheve dhe shmangien e mbingarkesës në zonat turistike më të frekuentuara.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




