Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Futboll Vendi | 8 muaj më parë

Qyteti i Gjirokastrës është zgjuar sot me një lajm të trishtë, teksa është mësuar se është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare një nga figurat më të shquara të Luftëtarit ndër vite, ish-portieri Miço Çaro.

Për dekada ai nuk ka qenë thjesht një portier, por simbol i pathyeshmërisë në fushën e blertë. Miço Çaro ia dedikoi jetën sportit me një pasion të rrallë. Ai zë një vend të rëndësishëm në historinë e Luftëtarit, duke qenë shtylla e ekipit nënkampion të vitit ’78-’79.

Ka qenë një frymëzim për të gjithë ata që donin të bëheshin portierë dhe nga puna e tij lanë dalë emra si, Ksenofon Çaro, Çumaku, Lamaj e Guri. Ka jetuar në Greqi, por zemrën dhe mendjen e ka pasur gjithmonë te Luftëtari dhe Gjirokastra. Miço Çaro ka marrë titullin “Qytetar Nderi” në Gjirokastër, ku është zgjedhur edhe si portieri më i mirë i shekullit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme