Rëndohet bilanci- Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Të gjashtë anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit ushtarak amerikan të furnizimit me karburant, KC-135, i cili u rrëzua në Irakun perëndimor, kanë gjetur vdekjen, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (USCENTCOM).
Ndërsa Komanda më herët ka deklaruar se përplasja nuk ishte shkaktuar nga zjarri armiqësor apo miqësor.
Avionët KC-135, të prodhuar nga Boeing, janë të aftë të furnizojnë avionët luftarakë me karburant në ajër dhe luajnë një rol kyç në operacionet ushtarake amerikane. Ata u përdorën gjerësisht gjatë Luftës së Parë të Gjirit për të zgjeruar rrezen e veprimit të avionëve luftarakë dhe bombarduesve.
Ky aeroplan është avioni i katërt amerikan që humbet që nga fillimi i sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt. Tre avionë luftarakë amerikanë u rrëzuan më parë këtë muaj si pasojë e një incidenti të zjarrit miqësor nga mbrojtja ajrore e Kuvajtit, por të gjithë anëtarët e ekuipazhit të këtyre avionëve shpëtuan në mënyrë të sigurt.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




