Ministri Blendi Gonxhja me Kryetaren e Bashkisë Vlorë: Kemi nisur punën për zgjidhjen e disa prej problematikave për Vlorën

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, së bashku me Kryetaren e Bashkisë Vlorë, Bruna Mersini, zhvilluan një takim për të koordinuar veprimet për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve turistike në qytet.
Gjatë takimit, u ngritën grupet e përbashkëta të punës për verifikimin e nevojave dhe mundësive për vende të ankorimit, koordinimin e prioriteteve, projektet në zhvillim dhe përgatitjet për sezonin turistik, i cili synohet të zgjerohet përtej verës.
Vëmendje e veçantë iu kushtua menaxhimit dhe pastrimit të plazheve, përgatitjes së vijës bregdetare dhe rritjes së standardeve për qytetarët dhe turistët. Diskutime u zhvilluan gjithashtu për muzeumet, investimet në proces, ndërhyrjet në Kalanë e Kaninës dhe bashkëmenaxhimin e aseteve kulturore, për të forcuar sinergjinë mes turizmit, kulturës dhe sportit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



