Ballokumja, ëmbëlsira e Ditës së Verës – Në Elbasan gjyshe dhe vajza sollën traditën dhe sekretet e saj

Aktualitet | 8 muaj më parë

Në këtë ditë të bukur, e cila simbolizon rilindjen, ikjen e dimrit dhe ardhjen e verës, tradita mbetet një nga vlerat thelbësore për t’u përcjell tek brezat  e rinj.

Në kryeqendrën e festimeve, dita e Verës nuk mund të mendohet pa ballokumen, ëmbëlsirën simbol të traditës së Elbasanit. Gjyshet, dhe nënat së  bashku me vajza të reja dhe personazhe të njohur u angazhuan në gatimin e ballokumes, duke sjellë secila prej tyre, veçantinë e zonës nga vjen.

Kjo trashëgimi e përcjellë kaq bukur erdhi nën kujdesin e deputetes së Qarkut, Sara Mila, e cila tha se e dita e verës është një mundësi për të forcuar lidhjet mes njerëzve dhe për të ndarë histori që i japin kuptim kulturës dhe identitetit tonë.

Ajo ndau edhe një gojëdhënë për origjinën e emrit “ballokume”.

“E gjitha ka nisur më herët kur thuhej se u “ba si llokume” dhe vit pas viti ajo ka ndryshuar dhe vjen fjala ballokume”, u shpreh Sara Mila, Deputete e qarkut, Elbasan.

Në këtë të ditë të veçantë, shumë qytetarë nga brenda dhe jashtë Shqipërisë, zgjedhin Elbasanit për të përjetuar jo vetëm energjinë por edhe gatimet e kësaj zone.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme