Koreja e Veriut teston raketa bërthamor ndërsa SHBA e Seuli zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake

Botë | 8 muaj më parë

Koreja e Veriut ka ndezur sërish alarmet në rajon, pasi testoi raketahedhës të fuqishëm që mund të mbajnë armë bërthamore.

Lideri Kim Jong Un mbikëqyri personalisht lëshimin e raketave taktike, të cilat goditën me saktësi një objektiv në det. Gjatë kësaj stërvitjeje, diktatori koreano-verior u shfaq krah vajzës së tij, duke dhënë një mesazh të qartë force ndaj kundërshtarëve.

Kim deklaroi se këto armë vdekjeprurëse u shkaktojnë armiqve një shqetësim të thellë për fuqinë shkatërruese të Phenianit. Ky provokim vjen si një kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake që po zhvillojnë aktualisht Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut.

Motra e liderit, Kim Yo Jong, tha se stërvitjet po zhvilloheshin në “një kohë kritike kur struktura globale e sigurisë po shembet me shpejtësi dhe po shpërthejnë luftëra në pjesë të ndryshme të botës”.

Administrata e Presidentit Donald Trump po përpiqet të ringjallë bisedimet e nivelit të lartë për një samit të mundshëm në Pekin.

Nga ana tjetër, Pheniani ka sulmuar ashpër edhe ndërhyrjen amerikano-izraelite në Iran, duke e quajtur atë një akt agresioni që tregon për veprimet e kundraligjshme nga Shetet e Bashkuara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme