Manchester United, fitore për Champions

Arsenali fitoi, i udhëhequr nga një lojtar i lindur në vitin 2009, dhe Manchester City i Guardiolës, pas humbjes zhgënjyese në Champions League, barazoi me Ëest Ham. Por java e 30-të e Premier Ligës vazhdon, të gjithë sytë te përballja për zonën Champions mes Manchester United dhe Aston Villa. Ekipi i Carrick fitoi 3-1 në Old Trafford, duke siguruar një sukses vendimtar për t’u rikthyer në skenën e lartë evropiane nga dera kryesore.
Pas një pjese të parë të dobët, sfida u zhbllokua në të dytën. Casemiro shënoi golin e parë në , pas një goditjeje nga këndi të Bruno Fernandes. Megjithatë, epërsia nuk zgjati shumë, pasi Aston Villa barazoi me anë të Ross Barkley.
Shtatë minuta më vonë, United kaloi përsëri në avanazh: pasimi brilant i Bruno Fernandes u shfrytëzua nga Cunha, i cili mposhti Martinez.
Në fund të ndeshjes, Benjamin Sesko iu bashkua festës me golin që vulosi rezultatin përfundimtarë të kësaj sfide, 3-1.
Me këtë fitore, United ngjitet në kuotën e 54 pikëve, në vend të tretë, ndërsa Aston Villa në vend të pestë me 51 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




