Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Aktualitet | 8 muaj më parë

Për ditën e Hënë, vendi ynë do të përjetojë kushte atmosferike të qëndrueshme në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime në orët e para të ditës, ndërsa gradualisht do të ketë shtim të vranësirave mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut do të shfaqen në orët e pasdites në ekstremin jugor, me intensitet të ulët.

Në mbrëmje, reshjet do të përhapen në jug dhe kryesisht në jugperëndim, duke sjellë shira të herëpashershëm dhe shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë nga verilindja–veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 16 m/s.

Deti do të ketë valëzim të lehtë, me forcë 2-3 ballë në Adriatik dhe Jon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme