Alis prezanton videoklipin “Nan”: Simbolika më e fuqishme, figura e nënës

Kulturë | 8 muaj më parë

Këngëtari Alis Kallaçi, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion ka rrëfyer në emisionin ‘Çasti i duhur’ në RTSH1 mbi realizimin e klipit të këngës së tij “Nan”.

Alis ka treguar se vendosja e figurës së nënës në qendër të klipit lidhet me simbolin e fuqishme që ajo mbart.

Ai theksoi se dëshironte që pikërisht klipi të përçonte një mesazh të tillë.

“Fokusi është që të mundohemi të bëjmë diçka të bukur me sa mundësi kemi. Për rastin e klipit janë jashtëzakonisht mirënjohës për RTSH-në që e bëri të mundur këtë gjë. Edhe për grupin, edhe për mjeshtrit që kanë bërë punë të mrekullueshme.

Në momentin që e kam parë klipin për herë të parë, të kopsitur më ka prekur shumë.  Nuk kishte si me qenë ndryshe pa pasur në klip figurën më të fuqishme, që është figura e nënës.

Ne këtë donim që të përçonim që klipi të jetë i rrethuar ose të mbizotërojë figura e nënës në çdo pjesë. I vetmi që isha unë, unë po këndoja, por në fund të ditës unë po them fjalët e nënës. Jam unë ai që po përçoj fjalët e nënës sepse kjo ishte komplet ideja dhe emocioni që ne donim të përçonim”, u shpreh Alis në emisionin ‘Çasti i Duhur’, të moderatores, Fjodora Fjora.

Ali tregoi gjithashtu edhe se si është pritur klipi i tij nga njerëzit në sajtin zyrtar të Eurovizionit. Ai u shpreh se njerëzit janë prekur shumë ndërsa rrëfeu se si pjesë të këtij klipi kishte bërë pjesë edhe nënën e tij.

“Nuk e kam pritur të jetë kaq i mirë, të prekeshin në këtë formë siç prekemi ne si shqiptarë, apo ballkanas. Të gjithë e kishin përjetuar këtë pjesë. Por një pjesë që e kishin përjetuar më tepër ishte pjesa e mamit sepse nuk e prisnin që edhe mami im do të dilte në klip. Kjo ishte surprizë edhe për mua. Ishte hera e parë që del në një klip dhe te klipi i djalit të saj në Eurovizion. Është një histori pak me humor; i thashë nënës që nuk mund ta bëj këtë klip ka qenë ti aty sepse në fund të ditës unë po i këndoj nënës, po them fjalët e nënës, si mund të këndoj në klip pa të pasur ty. Ra dakord, pastaj nëna për djalin çfarë nuk bën. Ajo është pjesa e preferuar”, tha më tej Alis.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme