Dosja “Revanshi” në GJKKO, Durim Bami dhe 6 të tjerë përballë akuzave të rënda

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e njohur si “Revanshi”, ku figurë kryesore është Durim Bami.
Mes të akuzuarve në këtë dosje renditen edhe emra të njohur si Aldo Avdyli, Edison Jozëik, ish-drejtori i Policisë Henerigert Mitri, Marklen Haka, ish-shefi i stërvitjes tek RENEA Altin Morina dhe Jozi Kraja.
Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza për disa vepra penale të rënda, përfshirë: tentativë për vrasje, sigurim kushtesh, kultivim të lëndëve narkotike.
Të gjithë të akuzuarit kërkuan gjykim të shkurtuar.
Në dosjen e njohur si “Revanshi” janë përfshirë disa emra të njohur të botës së krimit dhe ish-zyrtarë të policisë. 7 persona janë arrestuar dhe janë dërguar për gjykim, ndërsa rreth 20 të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.
Durim Bami u arrestua në Dubai 2 vite më parë, ndërsa u ekstradua në vendin tonë më 27 shkurt. Ai akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




