Play-off-i i Botërorit 2026/ Trajneri Silvinjo shpall më 21 mars listën e kuqezinjve

Kombëtarja | 8 muaj më parë

Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet për sfidat e muajit mars në kuadër të fazës “play-off” për Kupën e Botës 2026, me synimin për të siguruar një vend në kompeticionin më të madh të futbollit botëror.

Sipas programit të përcaktuar, trajneri Silvinjo do të bëjë publike listën e lojtarëve të grumbulluar ditën e shtunë, më 21 mars, në orën 10:00, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Grumbullimi zyrtar i Kombtares do të nisë më 23 mars, ditë e hënë, kur do të zhvillohet dhe seanca e parë stërvitore në prag të sfidës me Poloninë.

Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 26 mars për t’u përballur me Poloninë, ndërsa më 31 mars Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës ndaj fituesit ose humbësit të çiftit mes Ukrainë/Suedi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme