Orkestra e Harqeve çel sezonin-Koncerti “Pranverë” ofroi program të larmishëm muzikor në Durrës
Orkestra e Harqeve në Durrës solli për artdashësit koncertin “Pranverë”, duke çelur sezonin artistik me një program të larmishëm muzikor.
Ky koncert shënon edhe performancën e parë të këtij formacioni, ndërsa gjatë gjithë vitit janë planifikuar edhe 7 koncerte të tjera për publikun nga kjo orkestër.
Drejtoresha artistike, Olta Juba, bën të ditur se kalendari artistik është edhe më i pasur, me një total prej 18 koncertesh, ku pjesë janë edhe banda frymore dhe kori i të rinjve.
“Do t’i ofrojmë qytetit një vit plot me aktivitete kulturore e muzikore”, tha Juba.
Ndërkohë, dirigjenti Gridi Kraja thekson se repertori përfshin pjesë nga kompozitorë të njohur, si Grieg, Vivaldi, Ravel, duke ndërthurur elemente dramatike me ato të gëzueshme, për të sjellë emocione të ndryshme tek publiku.
“Është program interesant. Meqë po afron pranvera, organizatorët menduan që ky lloj koncerti të jetë në pranverë”, tha Kraja.
Koncerti “Pranverë” u prit me interes nga artdashësit durrsakë, duke premtuar një sezon të pasur artistik për qytetin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




