Ligji për paranë elektronike – më shumë taksa për shtetin, më pak konkurrencë për bankat
Nga 1 janari i këtij viti ka hyrë në fuqi ligji që vendos tavan për pagesat cash: 100 mijë lekë për bizneset dhe 500 mijë lekë për qytetarët. Çdo pagesë mbi këto vlera duhet të kryhet përmes bankave.
Ky hap i rëndësishëm vjen në një kohë kur, vit pas viti, në Shqipëri është rritur sasia e parasë cash në qarkullim dhe vlerësohet pozitivisht si për qeverinë, ashtu edhe për institucionet bankare.
“Duke kufizuar sasinë e parasë fizike dhe duke përdorur paranë elektronike, shteti arrin të kontrollojë paranë e ardhur nga aktivitetet e paligjshme. Në këto kushte ka një kontroll më të madh për ekonominë, do të marrë më shumë taksa. Për sistemin bankar është e rëndësishme që të kemi para elektronike sepse sistemi është në gjendje të ofrojë më shumë shërbime, si për bizneset ashtu edhe për individët”, u shpreh lektorja Antoneta Polo.
Sasia e madhe e parasë informale në treg ka dhënë efekte negative edhe në kursin e monedhave të huaja. Në nëntor të vitit 2025, paraja jashtë sistemit bankar në Shqipëri ishte 467.4 miliardë lekë, ose 62 miliardë më shumë se në vitin 2024.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




