Konflikti në Lindjen e Mesme, Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH: Kujdes i shtuar për qytetarët amerikanë pas operacioneve në Iran

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar, ndërsa konflikti mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit përshkallëzohet dhe sulmet po bëhen gjithnjë e më intensive
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një njoftim të Departamentit të Shtetit, ku këshillohet që qytetarët amerikanë në mbarë botën të tregojnë kujdes të shtuar pas nisjes së operacioneve luftarake të SHBA-së në Iran.
Sipas njoftimit, amerikanët, veçanërisht ata që ndodhen në Lindjen e Mesme, duhet të ndjekin udhëzimet e sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së. Paralajmërohet gjithashtu se mund të ketë ndërprerje të udhëtimeve për shkak të mbylljeve periodike të hapësirës ajrore.
“Departamenti i Shtetit këshillon amerikanët në mbarë botën të tregojnë kujdes të shtuar. Pas nisjes së operacioneve luftarake të Shteteve të Bashkuara në Iran, amerikanët në mbarë botën dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme duhet të ndjekin udhëzimet në njoftimet e fundit të sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e Shteteve të Bashkuara. Ata mund të përjetojnë ndërprerje të udhëtimeve për shkak të mbylljeve periodike të hapësirës ajrore.”, thuhet në mesazh.
Njoftimi i plotë:
Departamenti i Shtetit u këshillon amerikanëve në mbarë botën të tregojnë kujdes të shtuar. Pas nisjes së operacioneve luftarake të SHBA-së në Iran, amerikanët në mbarë botën dhe veçanërisht në Lindjen e Mesme duhet të ndjekin udhëzimet në alarmet më të fundit të sigurisë të lëshuara nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së. Ata mund të përjetojnë ndërprerje të udhëtimit për shkak të mbylljeve periodike të hapësirës ajrore.
Veprimet që duhen ndërmarrë:
Kur planifikoni udhëtime jashtë Shqipërisë, lexoni me kujdes Këshillat tona për Udhëtime, informacionin mbi vendin dhe çdo njoftim të fundit në https://travel.state.gov/en/international-travel.html .
Regjistrohuni në step.state.gov për të marrë përditësimet më të fundit të sigurisë nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së me anë të email-it.
Amerikanët në Lindjen e Mesme duhet të ndjekin udhëzimet më të fundit nga ambasada ose konsullata më e afërt e SHBA-së dhe të kontaktojnë Task Forcën tonë 24/7 për të marrë informacion dhe ndihmë me opsionet e udhëtimit për t’u kthyer në shtëpi të sigurt.
+1-202-501-4444 (nga jashtë shtetit)
+1-888-407-4747 (nga SHBA-ja dhe Kanadaja)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



