Shqipëria në Panairin e Librit në Leipzig, letërsia shqipe prezantohet në arenën ndërkombëtare

Kulturë | 7 muaj më parë

Në një nga ngjarjet më të rëndësishme të librit në Evropë, Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig, Shqipëria u prezantua këtë vit me një program që solli në vëmendje zërat bashkëkohorë të letërsisë shqipe dhe pasurinë e saj kulturore.

Nën moton “Kur historitë na lidhin”, pjesëmarrja shqiptare u përqendrua tek fuqia e rrëfimit për të afruar kultura dhe për të krijuar ura komunikimi përtej kufijve. Vizitorët patën mundësinë të njihen me botime të reja, autorë shqiptarë dhe traditën letrare që vazhdon të evoluojë.

Vëmendje të veçantë mori edhe vizita e drejtoreshës së panairit, Astrid Böhmisch, e cila ndaloi në stendën shqiptare dhe vlerësoi nivelin e përfaqësimit, duke e cilësuar atë si një tregues të rritjes së interesit për letërsinë shqipe në tregun evropian.

Në të njëjtën linjë bashkëpunimi kulturor, stenda shqiptare u vizitua edhe nga Ministrja e Kulturës e Kosovës, Saranda Bogujevci. Prania e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës u konsiderua si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit në fushën e librit dhe në promovimin e gjuhës shqipe jashtë kufijve.

Pjesëmarrja në këtë panair konfirmon përpjekjet për ta bërë letërsinë shqipe më të pranishme në hapësirën ndërkombëtare, veçanërisht përmes përkthimeve dhe lidhjeve me tregun gjermanofolës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme