Kategoria e Parë/ Formacioni më i spikatur i javës së 28-të

Kategoria e Parë | 7 muaj më parë

Pas përfundimit të javës së 28-të të kampionatit “Kategoria e Parë”, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur 11-shen më të spikatur, duke vlerësuar paraqitjet më të mira në këtë javë plot rivalitet.

Në krye të formacionit është konfirmuar edhe këtë javë trajneri i Kukësit, Bledi Kadiu, i cili vijon momentin pozitiv me skuadrën verilindore, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi, kësaj here ndaj Kastriotit.

Në portë spikati Oriola i Kukësit, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Nikolin Duka (Korabi), Erest Lamellari (Kukësi), Ersildjo Asllanaj (Apolonia) dhe Vangjel Zguro (Pogradeci).

Mesfusha përfaqësohet nga Irdi Morina (Korabi), Bibo (Laçi), Wesley (Lushnja) dhe Giorgio Lesai (Pogradeci), ndërsa në repartin ofensiv janë përzgjedhur Mario Beshiraj (Skënderbeu) dhe Mavanga (Iliria), të cilët u dalluan me performancat e tyre në ndeshjet respektive.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme