Balla mbledh Asamblenë e PS në Kamëz: Modeli i qeverisjes vendore pjesë e vizionit për Shqipërinë 2030

Politikë | 7 muaj më parë

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar në Kamëz.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaron se në fokus të takimit ishin anëtarësimet e reja dhe zgjedhja e bashkëdrejtuesve të organizatave në nivel bashkie.

Sipas Ballës, Kamza është bashkia ku modeli i qeverisjes vendore ka sjellë ndryshime të paimagjinueshme.

“Kamza është bashkia ku modeli ynë i qeverisjes vendore ka sjellë në shtatë vite ndryshime të paimagjinueshme, pas dy dekadash pengmarrje nga xhelalët e PD. Falë punës së Kryetarit të Bashkisë Rakip Suli dhe mbështetjes së fortë të Kryeministrit Edi Rama, Bashkia Kamëz po vazhdon çdo ditë transformimin si pjesë e vizionit tonë për Shqipërinë 2030. Mbledhja e Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste në Kamëz u përqendrua në procesin e anëtarësimeve të reja dhe zgjedhjen e bashkëdrejtuesve të organizatave në nivel bashkie,” – shkruan Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme