Dy policë shpëtuan një grua në lumin Bunë, një tjetër ngriti flamurin mes protestës së PD, Lamallari nderon tre efektivët për akte heroizmi

Aktualitet | 7 muaj më parë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vlerësuar sot tre efektivë të Policisë së Shtetit për akte të jashtëzakonshme guximi dhe përkushtimi në detyrë.

Ai priti dhe nderoi Erixhon Senkon, Francesko Hoxhën dhe Edison Mehmetajn, duke i cilësuar si “shembuj të gjallë të dinjitetit dhe kurajos së uniformës blu”.

Dy prej tyre, Erixhon Senko dhe Francesko Hoxha, rrezikuan jetën për të shpëtuar qytetarë në ujërat e lumit Buna, duke treguar profesionalizëm dhe reagim të menjëhershëm në një situatë kritike.

Ndërkohë, Edison Mehmetaj u dallua gjatë protestës së fundit, ku mes morisë së gurëve, fishekzjarrëve dhe molotovëve drejtuar ndaj tij dhe kolegëve, ngriti nga toka flamurin kombëtar të hedhur përtokë.

Lamallari theksoi se këto veprime janë dëshmi e heroizmit të heshtur, që nuk kërkon bujë, por zemër dhe guxim.

“Me profesionalizmin e tyre na dëshmuan se heroizmi nuk kërkon zë, por zemër dhe guxim. Njerëz të thjeshtë, me akte të jashtëzakonshme që na bëjnë të gjithëve krenarë,” u shpreh ministri i Brendshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme