Zotëronte një vend në “Old Trafford” prej 77 vitesh, presidenti i United prish sektorin për të ndërtuar lozhë VIP-ash

Angli | 7 muaj më parë

Në Manchester ka ndodhur diçka që askush nuk e priste. Një tifoz, i cili kishte trashëguar vendin në “Old Trafford” nga paraardhësit e tij ka humbur mundësinë për të vazhduar traditën, pasi presidenti i United ka vendosur që të shndërrojë sektorin pas porte në një lozhë VIP.

Tifozi 76-vjeçar zotëronte një abonim, të cilin e kishte të trashëguar nga babai i tij, i cili kishte nisur traditën plot 77 vite më parë.

Tony Riley, ç’do fundjavë kur luan United udhëton rreth dy orë për të mbërritur në “Old Trafford” pasi familja e tij zotëron një vend në stadium që prej 1949-ës. Sir Jim Ratcliffe ka vendosur për të prishur abonimin e 1100 tifozëve pasi sektorin e tyre do të kthejë në lozhë VIP, të cilët për një vend do të duhet që të paguajnë plot 425 paund.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme