VanHorn takime me ministrat e rinj: Prioritet siguria, drejtësia dhe zhvillimi ekonomik në partneritet me SHBA-në

Aktualitet | 7 muaj më parë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë publike agjendën e takimeve të zhvilluara gjatë javëve të fundit nga e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn, me ministrat e sapoemëruar në kabinetin qeveritar.

Sipas njoftimit, VanHorn është takuar me Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Enea Karakaçi, Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, Ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari, si dhe Ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Erjona Ismaili.

Në njoftimin e Ambasadës Amerikane theksohet se VanHorn ka ritheksuar përkushtimin e SHBA-së për zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Presidentit Trump, e cila përfshin: Eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, Bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimet e Hagës mbi shpenzimet e mbrojtjes, Marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që operojnë në Shqipëri

“Ne vazhdojmë të punojmë me partnerë në të gjitha ministritë dhe institucionet që ndajnë angazhimin tonë për dhënien e rezultateve si për amerikanët, ashtu edhe për shqiptarët.”- mbyllet njoftimi i  Ambasadës Amerikane në Tiranë.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme