Nga Alegria tek Ferri i Dantes, Orkestra RTSH-s dhuron emocione ku tingujt festivë ndërthuren me emocione të thella romantike

Kulturë | 7 muaj më parë

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar ka sjellë për publikun një tjetër mbrëmje të veçantë muzikore.

Nën drejtimin e mjeshtrit të muzikës, Eno Koço,  u luajtën pjesë nga kompozitori shqiptar dhe të huaj.  Koncerti u hap me veprën “Marsh Festiv për orkestër simfonike” të kompozitorit Vasil  Tole,  për të vijuar me Simfoninë Nr. 1 të autorit malazez Senad Gaçević, një vepër e ndërtuar në tre kohë që eksploron kontrastet mes energjisë, reflektimit dhe ritmit.

“Vepra të tilla janë bërë nga kompozitor romantik madje edhe të mëvonshëm. Është bukur të njihesh me vepra të pjesës tonë, të Ballkanit”, u shpreh Mjeshtri Eno Koço.

“Kjo është një vepër që ka marrë inspirim nga një foto historike e Marubit , bërë bandës kombëtare vatra gjatë një parakalimi. Mendova që këtë moment kaq interesant ti shndërroja në një marsh festiv”, u shpreh kompozitori Vasil S. Tole.

“Një eksperiencë e mrekullueshme, keni një orkestër shumë të mirë, një drejtues shumë të njohur si mjeshtri Eno Koço i cili dha diçka të re sonte, kishte shumë njerëz dhe gjithçka ishte e magjishme”, theksoi kompozitori Senad Gacevic.

Mbrëmja u mbyll me Francesca da Rimini e Çajkovskit një fantazi simfonike e frymëzuar nga Dante, ku përshkruhet historia tragjike e Paolos dhe Franceskës, të dashuruar e të dënuar në Rrethin e Dytë të Ferrit.

Koncerti u luajt në Sallën e Universitetit të Arteve, duke dhuruar  një mbrëmje të veçantë ku tingujt festivë ndërthuren me emocione të thella romantike dhe tragjike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme