“Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, GJKKO heq masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka ndryshuar masat e sigurimit për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.
GJKKO ka vendosur këtë të hënë (30 mars) të heqë masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” për Xoxën.
Sipas informacioneve siguruar nga gazetarja Lusi Përgjegji, bëhet me dije se GJKKO ka ndryshuar masën e sigurimit për shkak të gjendjes shëndetësore të Ajola Xoxës. Kujtojmë se në seancën e fundit në GJKKO, Ajola Xoxa nuk ishte prezente, pasi sipas avokatit të saj Maks Haxhia, klientja e tij është shtatzënë dhe mjeku i ka ndaluar të paraqitej në gjykatë.
Xoxa ishte e pandehur në dosjen “Veliaj” së bashku me 28 persona e shoqëri.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për korrupsion dhe pastrim parash.
Ai akuzohet për përfshirje në disa raste korrupsioni, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe me disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




