Ismaili takon të ngarkuarën me punë të SHBA-së, VanHorn: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit në fokus

Politikë | 7 muaj më parë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn. Gjatë bisedës, palët vlerësuan marrëdhëniet e ngushta bilaterale mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në fusha strategjike.

Ismaili ritheksoi angazhimin e shtetit shqiptar për forcimin e shtetit të së drejtës, vijimin e reformës në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

Ajo nënvizoi gjithashtu respektimin e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të NATO-s, si dhe investimet dhe trajnimet e vazhdueshme për garantimin e sigurisë kibernetike.

“Në thelb të këtij përkushtimi mbetet sigurimi i një mjedisi të qetë e të sigurt për çdo qytetar, e ngritur mbi debatin konstruktiv dhe përgjegjshmërinë institucionale,” u shpreh Ismaili.

Takimi u fokusua edhe tek rëndësia e partneritetit mes dy vendeve në proceset e integrimit europian dhe në përpjekjet për forcimin e institucioneve demokratike.

 VanHorn vlerësoi progresin e Shqipërisë në reformat e ndërmarra dhe shprehu mbështetjen e SHBA-së për hapat e mëtejshëm në konsolidimin e shtetit ligjor dhe rritjen e transparencës institucionale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme