Gjermania nuk gabon në miqësore, mund Ganën

Futboll Bota | 7 muaj më parë

Gjermania mundi Ganën 2-1 në Stuttgart në një miqësore përgatitore për Kupën e Botës SHBA-Meksikë-Kanada 2026. Gjermanët kaluan në epërsi me anë të penalltisë së Havertz në minutën e 48-të të pjesës së parë. Afrikanët barazuan me anë të Fatawu në minutën e 70-të.

Undav shënoi golin e fitores në minutën e 88-të. Gana, e cila kryeson grupin e saj kualifikues për Kupën e Botës, humbi miqësoren e katërt radhazi pas atyre kundër Japonisë (0-2), Koresë së Jugut (0-1) dhe Austrisë (1-5).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme