Ndalohet peshkimi në Liqenin e Shkodrës, tre muaj masa mbrojtëse për krapin, gjuhcën dhe ngjalën

Sociale | 7 muaj më parë

Për një periudhë tremujore, në Liqenin e Shkodrës, do të jetë i ndaluar dhe i kufizuar peshkimi i disa llojeve të peshkut, me qëllim mbrojtjen e specieve gjatë sezonit të shumimit dhe garantimin e qëndrueshmërisë së burimeve ujore.

Për zbatimin e këtij vendimi, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit në Shkodër në bashkëpunim me institucione të kanë një plan masash, për monitorim të vazhdueshëm në terren dhe ndëshkime sipas ligjit për çdo rast shkeljeje.

“Urdhri i ndalimit për gjuetinë e peshkut është shumë i rëndësishëm për Liqenin e Shkodrës duke parë që gjatë kësaj kohe shumohen speciet e familjes së krapit. Urdhri i ndalimit të peshkimit e ka parashikuar qartë detyrat dhe përgjegjësit e çdo institucioni”, u shpreh Arian Çinari, Drejtues i OMP Shkodër.

Gjatë tre dekadave të fundit, peshkimi pa kriter dhe me mjete e metodave të kundërligjshme, është kthyer në një nga kërcënimet kryesore për resurset peshkore në Liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna.

Autoritetet synojnë që përmes këtyre masave të frenojnë dëmtimin e mëtejshëm të ekosistemit dhe të garantojnë një menaxhim më të qëndrueshëm të pasurisë ujore

Gazetar: A. Hoti   

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme