Demo me kryetarët socialistë të bashkive: Legalizimet, miratimet e para për Shijakun dhe Shkodrën shumë shpejt

Politikë | 7 muaj më parë

Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, ka deklaruar se procesi i legalizimeve në bashkitë e vendit po ecën me ritme të shpejta dhe se shumë shpejt do të ketë miratimet e para në Këshillat Bashkiakë.

“Të gjitha bashkitë janë në proces, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe besoj që javët që kemi përpara do ta mbyllim këtë proces. Lajme të mira do të kemi për disa bashki që tashmë janë në fazën 45-ditore të shpalljes publike të aplikimeve dhe shumë shpejt do të kemi miratimet e para, duke filluar me Bashkinë Shijak dhe Bashkinë Shkodër. Me këtë ritëm, targeti që kemi për secilën bashki është totalisht i realizueshëm”, tha Demo.

Sipas tij, aktualisht janë përcaktuar 272 zona prioritare në 32 bashki, ndërsa numri i aplikimeve në këto zona ka kaluar mbi 500. Ministri shtoi se ky numër pritet të rritet edhe më shumë me përfshirjen e pjesës tjetër të bashkive.

“Aty ku shikoni se ka interes dhe duhet ta trajtojmë zonën, jeni të lirë të filloni me fazën e dytë, duke bërë shtim të zonave prioritare, edhe për bashkitë që i kanë kaluar zonat e para”, u shpreh Demo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme